Komisionari për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ka folur rreth vendimit të Kosovës për vendosjen e taksës.
Ai ka thënë se vendimi i Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës pengon bashkëpunimin rajonal.
“Takim i mirë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, ku diskutuam për vendimin e Kosovës për vendosjen e tarifave mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila pengon CEFTA-n dhe bashkëpunimin rajonal. Ne ramë dakord për nevojë urgjente për depërshkallëzim”, ka shkruar Hahn në Twitter.
Komisioneri Hahn do të vazhdojë vizitën e tij në Kosovë ku do të takohet me krerët më të lartë të vendit.