Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin që ka mbajtur me Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, ka bërë të ditur se Kosova ka qenë e detyruar të vendosë taksë për produktet serbe dhe boshnjake, shkruan Gazeta Express.
Haradinaj dhe komisioneri evropian që erdhi për vizitë në Kosovë, pas asaj që realizoi në Beograd kanë biseduar për një sërë cështjes, duke përfshirë këtu dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe taksën prej 100 për qind, për të gjitha produktet serbe e boshnjake.
I pari i qeverisë kosovare ka bërë të ditur para komisionerit evropian se Kosova ka qenë e detyruar të ndërmarrë këtë hap, pas pengesave të vazhdueshme që i ka bërë dhe vazhdon t’i bëj Kosovës në vazhdimësi, Serbia.
Me këtë rast, Haradinaj, ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për rrugën e integrimeve evropiane, për prioritetet në sundimin e rendit dhe të ligjit, përmbushjen e prioriteteve që dalin nga MSA, dhe për zhvillimin ekonomik.
Gjatë takimit, Haradinaj ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian, duke kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.