Insistimi i Haradinajt për taksën, shkas i anulimit të konferencës për media

Kryeministri Ramush Haradinaj ka patur një përplasje të ashpër me shefen e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherinin

Burime brenda takimit në mes delegacionit kosovar dhe përfaqësuesve të BE-së në Bruksel i kanë thënë Klan Kosovës se Haradinaj nuk ka pranuar në asnjë mënyrë heqjen e taksës 100 % ndaj Serbisë, kërkesë kjo që në vazhdimësi është thënë nga BE.

Reklama e sponzorizuar

Haradinaj në këtë takim sipas burimit të Klanit fuqishëm ka insistuar se taksa ndaj Serbisë do të mbetet edhe më tutje.

Kryeministri kosovar i ka shfaqur brengën serioze në adresë të BE-së, kur i ka thënë Mogherinit në sy se Serbia është shfaqur destruktive në vazhdimësi, duke mos i respektuar marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit.

Kësisoj, Mogherini është deturuar ta anulojë konferencën për media, e cila ishte planifikuar të ndodhte pas takimit kokë më kokë.