Në Raportin Vjetor të Parlamentit për Emigracionin 2018, ministri i Emigracionit i Kanades, Ahmed Hussen ka zbuluar planet e këtij vendi për të pranuar deri në 1,080,000 banorë të përhershëm ndërmjet viteve 2019 dhe 2021, përcjell Buetini Ekonomik.
Krahasuar me vitin 2017 ku Kanada pranoi 286 mijë emigrantë, për tri vitet e ardhshme i bie të pranoi 84 mijë emigrantë më shumë për secilin vit.
Gjatë prezantimit të këtij raporti, ministri Hussen, i cili fillimisht erdhi në Kanada si një refugjat somalez, tha: “Emigrantët dhe pasardhësit e tyre kanë dhënë kontribute të pafundme në Kanada dhe suksesi ynë në të ardhmen varet nga fakti që ata janë të mirëpritur dhe të integruar mirë”.
Sipas raportit, një në pesë vetë që jeton në Kanada ka lindur jashtë vendit, ndërsa më shumë se gjashtë milionë emigrantë të rinj kanë ardhur që nga viti 1990.
Marrë nga: World Economic Forum