Ka vetëm tre javë që kur Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka shpallur konkurs për 100 vende të reja të punës, por ky konkurs sipas burimeve të Periskopit do të anulohet këtë të premte.
Kjo ngase për vetëm 100 pozita, kanë aplikuar 20 mijë persona.
Burime të Periskopit bëjnë të ditur se menaxhmenti i KEK-ut, nuk po sheh asnjë mundësi teknike që të shqyrtojë të gjitha këto aplikime, meqë konkursi parasheh fazën e testit me shkrim si dhe inervistimit me gojë, dhe teknikisht kjo duket të jetë e pamundur të realizohet për 20 mijë persona.
Bordi i KEK pritet të mblidhet këtë të premte për të zyrtarizuar vendimin për anulimin e konkursit.
Ky është vetëm edhe një tregues tjetër për shkallën e lartë të papunësisë në Kosovë dhe kushtet e rënda ekonomike të kosovarëve.