Me projektbuxhetin për vitin 2019, komunës së Prishtinës i janë ndarë 10.8 milionë euro më shumë buxhet.
Kjo vjen pas miratimit të ligjit për Kryeqytetin e Kosovës, ku krahas ndarjes së grantit qeveritar për komuna, Komunës së Prishtinës i janë ndarë 10.8 milionë euro shtesë, shkruan Buletini Ekonomik.
“Kjo do të ndikojë pozitivisht në rritjen e kapaciteteve buxhetore të Komunës së Prishtinës për dhënien e shërbimeve dhe adresimin e problemeve të të gjithë banorëve që jetojnë apo kryejnë shërbime në kryeqytet. Në përputhje me Ligjin për Kryeqytet, granti për Prishtinë është i barabartë me 6% të grantit të përgjithëm për komuna”, thuhet në raportin e fundit të Institutit “GAP”. /Buletini Ekonomik/