Nevoja për të shpëtuar jetët po i detyron kosovarët që të kërkojnë ndihmë edhe nga shteti prej të cilit Kosova u nda me luftë.
Sipas statistikave që ka siguruar Gazeta Express nga Dogana, Kosova merr gjak edhe nga Serbia, duke përfshirë kështu gjak njerëzor e të kafshëve.
Madje, me kalimin e viteve sasia e gjakut të importuar nga Serbia po rritet.
Vetëm në dy vitet e fundit, nga shteti prej të cilit Kosova u nda me luftë, ka hyrë gjak, në vlerë prej më shumë se 100 mijë eurove.
Gjatë këtij viti, për gjak që vjen nga Serbia janë paguar mbi 60 mijë euro.
E ky lloj gjaku, sipas Doganës, përgatitet për “përdorime terapike, profilaktike apo diagnostikuese; antisera dhe Fraksione të tjera të Gjakut dheproduktet e modifikuara imunologjike”.
Por, ndonëse merr gjak prej shteteve të tjera, Kosova nuk është shumë evarur nga gjaku që vjen prej vendeve të huaja. Gjithë kjo pasi dhuruesitvullnetar të gjakut mbulojnë deri në 80 për qind të nevojave të pacientëve.
Në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, kanë thënë se që ngaviti i kaluar janë afro 30 mijë dhurues të gjakut.
“Dhuruesit vullnetar të gjakut mbulojnë deri në 80 për qind të nevoja vetë pacientëve, pjesa tjetër ndihmohet përmes dhurimit të orientuar”,
Sipas kësaj qendre, gjakun për nevojtarët e sigurojnë dhurues nga tërëterritori i Kosovës. Në masë më të madhe ata i takojnë moshës së re. Derisa,meshkujt janë ata të cilët mbulojnë pjesën më të madhe të furnizimit me gjak.
“Dhuruesit vullnetarë të gjakut janë nga i gjithë territori i Kosovës,Prishtina, Peja, Prizreni Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vushtrria, Ferizaj. 67 %e dhuruesve vullnetarë i takojnë grup moshës deri në 30 vjeç, kryesisht janëmeshkuj deri 80 % respektivisht femrat 20%”.
Ndryshe, përveç gjakut, vendi më i varfër në rajon blen nga Serbia edheshumë produkte të tjera, e shumë kafshë. Kuajt, gomarët, gjedhet e derratprijnë në listën e importit nga Serbia.