Për njëmbëdhjetë vite me radhë, Jetoni 65-vjeçar mashtroi pensionin invalidor, derisa nuk e zbuloi një detektiv social. Jo krejtësisht të pafajshëm ishin edhe mjekët, të cilët shumë lehtë kishin konfirmuar se simulanti nuk ishte në gjendje të punonte, shkruan “Aargauer Zeitung”.
Kur punëtorët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Aargau (SVA) e vizituan Jetonin, ai u shtri në divan në mënyrë apatetike. Pyetjeve iu përgjigj i hutuar, aspak apo duke pretenduar se po i flihej. Të afërmit e tij pastaj deklaruan se gjendja e tij ishte e keqe dhe e pandryshueshme, se ai mezi mund të funksiononte në mënyrë të pavarur, përcjell Albinfo.ch.
Dhe kështu, për njëmbëdhjetë vitet e fundit, 65 vjeçari ka marrë fonde – pensionin IV, sigurimin e përditshëm të sëmundjes, fondin e pensioneve – në një vlerë prej gati gjysmë milioni franga, shkruan më tej “Aargauer Zeitung”. Kjo është arsyeja përse ai tani është paraqitur në gjykatë. Akuza: mashtrim tregtar.
Në vitin 2003, kur Jetoni ende punonte si një ndihmës kuzhinier, u trajtua nga mjeku i familjes. Ndër të tjera, për shkak të simulimeve. Sipas tij, ai kishte frikë dhe ishte i pafuqishëm. Mjeku dhe gjithashtu një psikiatër, atij i konstatuan një sëmundje mendore dhe kështu një paaftësi të plotë për të punuar.
Por pas disa viteve, gjatë të cilave Jetoni vazhdimisht siguroi paaftësinë e tij për të punuar, SVA i Aargaut u bë i dyshimtë dhe e vëzhgoi shtatë ditë. Ai është vëzhguar se si u largua i vetëm nga shtëpia, tregtonte i vetëm, me bashkëshorten e tij hëngri ushqim në një restorant të Migros-it, duke mbajtur tabletin e tij dhe duke folur me gjeste me njerëz të tjerë.
Në gjykatë, ai tha se kishte dashur të punonte por mjeku i kishte thënë se nuk mundet. Ai mohoi se kishte luajtur ndonjëherë në kazino. Në fakt, gjykata qortoi mjekët. Sidomos, mjekun e familjes që ia kishte lëshuar një certifikatë paaftësie në mënyrë jashtëzakonisht të pakujdesshme.
Jetoni, i cili në Zvicër shkoi nga Kosova në moshën 22 vjeçare, dënohet me burgim me kusht për një kohëzgjatje prej 24 muajsh dhe për një periudhë provuese prej tre vitesh. Ai gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 4000 frangash.