NYT: Hulumtuesit në Hong Kong thonë se është i mundshëm riinfektimi me koronavirus

E përditshmja amerikane, The New York Times ka raportuar të hënën se disa hulumtues në Nju Jork kanë identifikuar personin e parë të infektuar për herë të dytë me koronavirus.

“Një pacient i ri dhe me shëndet është infektuar me koronavirus për herë të dytë, pas 4 muajsh e gjysmë prej kur është diagnostikuar për herë të parë”, kanë thënë hulumtuesit në Hong Kong.

Reklama e sponzorizuar

Ky raport përbën shqetësim, sepse sugjeron se imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë vetëm disa muaj te disa njerëz, raporton kjo gazetë.

Sipas hulumtuesve, 33-vjeçari ka pasur simptoma të lehta në herën e parë të infektimit derisa në herën e dytë nuk ka pasur asnjë problem.

Hera e dytë e tij e infektimit është zbuluar kur është kthyer pas një udhëtimi nga Spanja.

Disa ekspertë kanë thënë se marrë parasysh miliona raste të infektuara me koronavirus deri më tani, nuk është e papritur që disa persona të infektohen sërish pas disa muajve.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 23,462,707 persona janë prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre, 809,484 kanë vdekur.