Pak ditë para votimit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Qeveria e Kosovës ndau 1.2 milionë euro për lobim me qëllim të pranimit në këtë organizatë.
Por tash kur anëtarësimi i Kosovës në Interpol ka dështuar, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se cka ka ndodhur me këto para, shkruan Buletini Ekonomik.
Në Interaktiv të KTV-së, Haradinaj ka thënë se nga kjo shumë prej 1.2 milionë eurove janë shpenzuar vetëm 200 mijë euro.
“Pjesa tjetër do t’i kthehet buxhetit”, ka thënë Haradinaj. /Buletini Eonomik/