Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell ka treguar se Kosova duhet t’i respektoj rregullat dhe gjithashtu Serbia t’i mbajë obligimet e veta.
O’Connell në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, shkruan se CEFTA ka rregulla dhe mekanizma qe duhen respektuar.
“Mendoj që është mjaftë e rëndësishme për Kosovën që ta kuptoj, 10 vite pas pavarësisë, që miqtë’ ndërkombëtar po mundohen ta ndihmojnë atë, por Kosova duhet të respektoj rregullat. Në këtë rast CEFTA ka rregulla dhe mekanizma që duhen respektuar. Kosova nuk ka pasur dhe duhet t’i respektojë ato nëse do që të trajtohet si një shtet serioz. Por edhe Serbia gjithashtu duhet t’i mbajë obligimet e veta. Të dy palët duhet t’i shmangin veprimet që rrezikojnë sigurinë dhe rrisin tensionet. Ne këtë çështje situata e fundit na tregon një gjë, që situata aktuale për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk i ndihmon askujt përveç atyre që kanë interes për mungesë të normalizimit, kjo përfshinë kriminelet dhe terroristët”, shkruanO’Connell, përcjell Telegrafi.