Pas orës 12, administrata shtetërore në pushim

Zyrtarisht sot do të jetë ditë pushimi për të gjithë punonjësit e administratës publike.

Në pritje të votimit të pakos së projektligjeve të cilat e bëjnë Kosovën me ushtri, rrugët e kryeqytetit duken si në ndonjë ditë feste.

Express mëson se institucionet kanë vendosur që pas orës 12:00 të mos punoj askush nga administrata shtetërore.

Reklama e sponzorizuar

Kjo për shkak se sot votohen në lexim të dytë pakoja e projektligjeve për transformimin e FSK’në në ushtri.