Ashtu sic paralajmëroi dje, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vendim për dhënien e shtesave për prokurorët e Prokurorisë Speciale.
Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj ka marrë vendim që këto shtesa të zbatohen edhe për vitin 2018, përcjell Buletini Ekonomik.
Me këtë rast kryeministri Haradinaj ka sqaruar se në total për këto shtesa do të ndahen 66 mijë e 800 euro për vitin 2018.
“Për secilin prokuror i bie që shtesat për një muaj do të jenë 400 euro, kurse në total 66 mijë e 800 euro”, ka thënë Haradinaj. /Buletini Ekonomik/