Kryeministri rus, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar ndalesë të produkteve të Ukrainës, duke përfshirë prodhimet bujqësore dhe ato industrial, disa ditë pasi Rusia ka futur në listën e sanksioneve disa persona dhe kompani.
Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Ukrainës janë tensionuar që nga aneksimi i Krimesë nga Moska në mars të vitit 2014, ku mbetën të vrarë 10.300 persona.
Kievi i Ukrainës ka rritur sanksionet ndaj qytetarëve rusë dhe kompanive.
Më 1 nëntor, Rusia ka ngritur masa ekonomike ndaj 322 ukrainasve dhe 68 kompanive.
Në mesin e personave në listë ishin edhe Ministri i Brendshëm Arsen Avakov, shefi i Sigurisë Vasyl Hyrystak dhe ish kryeministrat, Yulia Tymoshenko dhe Arseniy Yatsenyuk. Lista bazohet nga dekreti i presidentit Vladimir Putin.