Sot grevë 24 orëshe në të gjitha institucionet e shëndetësisë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 07:00, do të ketë grevë 24 orëshe në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit.

Kërkesat e grevistëve janë kalimi i Ligjit mbi pagat, duke u bazuar në amendamentet e FSSHK-së apo Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, si dhe të fillojë menjëherë implementimi i ligjit.

Njëherësh, FSSHK kërkon mirëkuptim nga popullata për rastet jo-emergjente dhe apelon që greva të ketë përkrahjen e institucioneve shëndetësorë private.

Reklama e sponzorizuar

FSSHK njofton se greva organizohet duke u bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues të datës 20.12.2018.