Sulmi kibernetik bllokon komplet ambasadat e Kosovës

Burime të Gazetës Express kanë treguar në orët e mbrëmjes se përfaqësuesit diplomatik të Kosovës, në kryeqendrat botërore, nuk po munden t’u qasen e-mailave zyrtar. Ky sulm ka filluar para 24 orëve dhe po vazhdon.

Faqet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës kanë qenë sot cak i një sulmi të fort kibernetik.

Sulmi i fuqishëm kibernetik që vjen nga Serbia, Bosnja dhe Maqedonia ka prekur edhe ambasadat e Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

Gazeta Express merr vesh se përfaqësuesit diplomatik të Kosovës e kanë të pamundur qasjen në emailet zyrtare.

Sulmi që po vazhdon prej 24 orësh është konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

“Është e vërtetë që në 24 orët e fundit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet e tjera të RKS kanëqenë të njoftuara për një sulm kibernetik dhe është thënë përmes komunikimit zyrtarë nga Agjencia e Shoqërisë Informative është bërë e ditur se target ka qenë ministria e Punëve të Jashmte, repsketivisht përfaqësuesit diplomatikë tëRKS, komunikimi me ta ose përmes tyre”, ka treguar Fatmir Haxholli, këshilltari Ministrit të Punëve të Jashtme.

Ndërkohë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se kanë nisur hetimet lidhur me sulmin.