I “parealizuar” ka mbetur borxhi milionësh i disa komunave të rajonit të Prishtinës që është grumbulluar ndër vite. Zyrtarët komunalë të Podujevës, Fushë-Kosovës, Obiliqit e Graçanicës kanë dështuar për t’i mbledhur këto të hyra vetjake. Ky borxh për këto komuna ka arritur në 15 milionë e 75 mijë e 524 euro.
Në secilën komunë pothuajse është rritur shifra e paarkëtueshme nga viti paraprak. Në raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), për vitin 2018, thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së politikave adekuate dhe masave konkrete të komunave. Më së shumti mjete të parealizuara ka Komuna e Podujevës, pastaj ajo e Fushë-Kosovës, e Graçanicës dhe në fund është Obiliqi. /Koha.net/









