Mbi 200 milionë fëmijë në botë vuajnë nga kequshqyerja dhe, sipas të dhënave më të fundit, rezulton se rreth 151 milion fëmijë janë me kequshqyerje kronike dhe 50,5 milionë të tjerë janë të prekur nga kequshqyerja akute, doli sot nga një raport i UNICEF-it.
Në vitin 2017, kequshqyerja u shoqërua me rreth tre milionë vdekje të fëmijëve.
Afrika dhe Azia mbajnë peshën më të madhe të formave të ndryshme të kequshqyerjes dhe në vitin 2017, 55% e fëmijëve që vuanin nga kequshqyerja kronike jetonin në Azi, 39% në Afrikë.
Ndërkohë, 69% e atyre me kequshqyerje akute u gjetën në Azi dhe 27% në Afrikë, doli nga të dhënat kryesore të UNICEF-it