Zyrtai i lartë i BE-së thotë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për viza

Komisionari i BE-së për Migrim dhe Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për të marrë liberalizimin e vizave.

Në konferencën “Politikat e BE-së për viza”, Avramopoulos ka thënë se duhet ende punë në luftën kundër krimit të organizuar.

Reklama e sponzorizuar

“Konfirmoj që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim. Pas votës në Parlamentin Evropian, kjo çështje tani është në duart e shteteve anëtare”, ka thënë Avramopoulos.

Ndërkohë shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe presidentin, Hashim Thaçi dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./kohanet/