Më shumë se 50 për qind e të rinjve në Kosovë, prej moshës 15 deri në 24 vjec, nuk punojnë. Kështu thuhet në Anketën e Fuqisë Punëtore për tremujorin e tretë 2018, të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Sipas anketës, të rinjtë në Kosovë kishin gjasa dy herë më shumë të jenë të papunë krahasuar me të rriturit, shkruan Buletini Ekonomik.
“Në mesin e personave të moshës 15-24 vjeçare dhe në fuqinë punëtore, 55.0 % ishin të papunë. Papunësia është më e lartë te femrat e reja (62.5 %) se te të rinjtë meshkuj (51.8%)”, thuhet në anketë. /Buletini Ekonomik/