Përfaqësues të Ministrisë dhe Industrisë kanë inspektuar gjatë ditës së enjtes dy nga marketet në Prishtinë, për të parë nga afër zbatimin e udhëzimit administrativ për vendosjen e flamujve të vendeve të origjinës së produkteve që importohen në Kosovë.
Përfaqësues të Ministrisë dhe Industrisë kanë inspektuar gjatë ditës së sotme dy nga marketet në Prishtinë, për të parë nga afër zbatimin e udhëzimit administrativ për vendosjen e flamujve të vendeve të origjinës së produkteve që importohen në Kosovë.
Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, tha se është e kënaqur me interesimin e bizneseve dhe qytetarëve për të zbatuar këtë vendim, derisa rikujtoi se moszbatimi i tij do të penalizohet me masa ligjore.
“Ne sot bëmë një vizitë në një nga marketet në Prishtinë. Arsyeja e vizitës është vendosja e flamujve. që është një udhëzim administrativ të MTI-së… Inspektuam sot dhe pamë se edhe vetë qytetarët kryesisht bizneset janë të interesuar që këtë udhëzim ta zbatojnë. Ne e dimë që moszbatimi i udhëzimit administrativ është shkelje ligjore dhe pëson edhe dënime më tutje”, tha Krasniqi.
Duke arsyetuar këtë udhëzim, Krasniqi tha se konsumatorët do të kenë lehtësim për blerjen e produkteve që nevojiten mbi baza ditore. Ndërsa shtoi se interesimi i MTI-së për të monitoruar dhe inspektuar ecurinë e tij është i madh.
“Inspektori po e bën punën e vet, do të vazhdojë edhe më tutje dhe konsideroj që kjo çështje do të ndikojë pozitivisht në Republikën e Kosovës dhe do ta ulë kohën e të kuptuarit saktë se çka po blejnë konsumatorët. Ky është edhe qëllimi i vendosjes së flamujve… kjo vlen për të gjitha bizneset nuk ka ndasi”, tha Krasniqi.
Udhëzimi administrativ që obligon përcaktimin e mbajtjes së flamurit të origjinës së produktit është paralajmëruar se do të fillojë që nga 1 janari i këtij viti.