Edhe Shërbyesit Civilë po paralajmërojnë të futen në grevë nëse nuk ju rriten pagat. Këtë paralajmërim e ka bërë në T7 kryetari i kësaj sindikate Mursel Zymberi. Në anën tjetër në qeverinë e vendit thonë se një gjë e tillë është e pa mundur, pasi kuleta e Shtetit nuk e përballon një gjë të tillë.
Një grevë e re po paralajmërohet në Kosovë.
Pas mantelbardhëve dhe mësuesve, pakënaqësinë e tyre përmes grevës do e shprehin edhe shërbyesit civilë.
Kryetari i kësaj sindikate Mursel Zymberi, thotë se gjendja e shërbyeseve civil është më e rëndë së në ç’do sektor tjetër.
Për këtë Zymberi po kërkon që pagat e tyren të barazohen me gjithë sektorët e tjerë, pasi sipas tij, po ndihen të lënë pas dore.
E nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre të cilat Zymberi thotë se ua ka adresuar përfaqësueseve të Shtetit, greva është e pa evitueshme.
Në anën tjetër këshilltari për Ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, Haki Shatri thotë se Kuleta e shtetit nuk ka mjete të bollshme për t’i realizuar kërkesat e grevistëve të sektorëve të ndryshëm.
Megjithatë, Shatri thekson se kërkesat e sindikatave do të analizohen nëse do të mund të përballohet kosto e lartë për paga nga buxheti i Kosovës, e cila sipas tij vetëm për sektorin e arsimit kap vlerën e 45 milionë eurove brenda një viti.