Edhe Sindikata e Judikaturës kërcënon me grevë

Sindikata e Judikaturës ka kërkuar që koeficienti i pagës për punonjësit e administratës gjyqësore dhe prokuroriale të nisë nga 2.

“Sindikata e Judikaturës kërkon që punonjësit e administratës gjyqësore dhe prokuroriale të vlerësohen dinjitetshëm, të vlerësohet puna dhe angazhimi i tyre në kryerjen e punëve shumë specifike dhe voluminoze. Prandaj Sindikata kërkon që koeficienti për punonjësit të fillon nga 2 e tutje, sipas pozitave të ranguara me ligjin për pagat”, ka thënë Asllan Rusinovci, kryetar i kësaj sindikate, raporton KTV.

Ai më tutje ka shtuar se, “nëse punonjësit nuk rangohen dinjitetshëm atëherë sindikata është e obliguar të zbatojë vendimin për masa. U përkujtojmë organeve përgjegjëse se neve grevën e kemi vetëm të pezulluar prandaj u lutemi ta keni parasysh kërkesën e Sindikatës së Judikaturës”.

Reklama e sponzorizuar