Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth grevave në vend, duke thënë se nuk mund të ketë rritje të pagave me buxhetin aktual të vendit.
“E vetmja mundësi është vetëdijesimi i sindikatave, që nuk mund të ketë rritje të pagave”, është shprehur ai.
“Sot për sot ky është buxheti që e ka Kosova”, ka theksuar Arifi.
“Nuk kemi kapacitete për të paguar ashtu siç i kanë këta njerëz kërkesat”, ka thënë Arifi në RTK3.
“Grevat e rrezikojnë vendin tonë, të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka deklaruar ai.
Arifi është shprehur se subjektet politike në opozitë, që po mbështesin grevat, sikur të ishin në pushtet nuk do të ishin në gjendje të rritnin pagat.