Kinezët investojnë miliardat në Serbi

Serbia ka përzgjedhur kompaninë Zijin Mining Group të Kinës si një partner strategjik në minierën dhe shkritoren shtetëror të bakrit RTB Bor, tha të premten ministri i energjisë së Serbisë.

Grupi i Minierave Zijin do të investojë rreth 1.26 miliardë dollarë (1.1 miliard euro) në RTB, tha Aleksandar Antic në një konferencë shtypi. Sa për krahasim, shuma e vetëm këtij transaksioni tejkalon të gjitha investimet e huaja direkte në Kosovë në 5 vitet e fundit!

Përveç investimit të planifikuar, kompania kineze, e cila do të mbajë 65% të aksioneve në RTB Bor, është e detyruar të rikapitalizojë minierën me 350 milionë dollarë.

Reklama e sponzorizuar

Grupi Zijin i Kinës e mundi kompaninë U Gold të Rusisë në tenderin për minierën e Serbisë. Ministria e ekonomisë e Serbisë ftoi ofertat në një tender për investitor strategjik në RTB Bor në korrik të 2018.