Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme Kryesia ka caktuar datat për dy seanca të Kuvendit.
Ai bëri të ditur se më 31 janar do të mbahet seanca ku do të votohen projektligje të rëndësishme, ndër ta edhe projektligji për buxhetin.
“Urime ky vit. Më shumë suksese e fat edhe për Parlamentin. Kemi filluar mirë, patëm një atmosferë shumë pozitive. Më 30 do të ketë seancë të KUbvendit. Edhe me 31 do të ketë seancë për buxhetin edhe për statusin e Trepçës, ligji për paga edhe një mori ligjesh të tjera. Jemi të vetëdijshëm për sfidat që i kemi. Por, 2019 do të jetë vit i suksesit. Vit i shpërthimit politik e ekonomik, për anëtarësim në OKB”, ka thënë Veseli.