Presidenti i Bankës Botërore jep dorëheqje

Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, njoftoi dje dorëheqjen e tij pas më shumë se gjashtë vite në këtë post.

“Koreani i lindur në Amerikë, do të largohet nga posti në fund të janarit”, njoftoi në një deklaratë Banka Botërore me qendër në Uashington.

Reklama e sponzorizuar

Kjo dorëheqje erdhi si surprizë pasi Kim ishte votuar për një mandat të dytë pesëvjeçar në vitin 2016.

Kim pritet të bëhet pjesë e një kompanie të fokusuar në investimet infrastrukturore menjëherë pas largimit të tij nga Banka Botërore. Megjithatë asnjë detaj nuk është bërë i ditur mbi rolin e tij të ri.