Sa ndajnë para për shëndetësi shtetet e OECD-së e sa Kosova?

Secili vend i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), shpenzon brenda vitit për shëndetësi mesatarisht 9 për qind të GDP-së. Kështu thotë një studim i OECD-së, e cila në publikimin e saj fton qytetarët që këto të dhëna t’i krahasojnë me vendet e tyre respektive.

Kosova është shumë larg kësaj mesatareje. Mbi 2 për qind të GDP-së (200 milionë euro-2018), ndahen mesatarisht për shëndetësi nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkaq, po t’i kthehemi grafikës së OECD-së, SHBA prin si vendi që ndan më së shumti para për shëndetësi me 17.2 për qind të GDP-së. E fundit është Turqia me 4.2 për qind. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar