Shprehitë që Elon Musk, Bill Gates dhe Mark Cuban i kanë lënë që të bëhen të suksesshëm

Të gjithë ne kemi shprehi të këqija, por, sipas ekspertëve, disa prej tyre duhet larguar në mënyrë që të bëhemi më të suksesshëm.

Nëse dëshironi ta nxirrni më të mirën nga vetja, atëherë konsideroni disa prej ndryshimeve që edhe ndërmarrësit e suksesshëm i kanë bërë para se t’i arrinin majat e suksesit.

Mos i shtyni gjërat për më vonë

Reklama e sponzorizuar

Të gjithë ne e bëjmë këtë – pra, i lëmë për më vonë detyrat që nuk na pëlqen t’i bëjmë. Kështu kishte vepruar edhe Bill Gates kur kishte qenë i ri në biznes.

Madje, ai i kishte lënë gjërat për vonë edhe gjatë studimeve në Harvard, ku thotë se ishte njohur si djaloshi që nuk bënte asgjë deri në minutën e fundit.

Por Gates thotë se e ka ndryshuar këtë shprehi, ndërkaq tani pëlqen të jetë i organizuar dhe t’i kryejë gjërat në kohë.

Ndaloni së qeni të varur nga kafeina

Shumica prej nesh jemi shumë të varur nga kafeina në mënyrë që ta kalojmë ditën. Elon Musk e ka pranuar se punon 120 orë në javë. Mungesën e gjumit ai e kompenson me sasi të larta të kafeinës.

“Ka pasur raste kur i kam konsumuar deri në tetë pije freskuese që përmbajnë kafeinë brenda një dite. Ditëve të sotme e konsumoj vetëm një apo dy të tilla”, kishte deklaruar Musk.
Kafeina e tepërt është e keqe për ju dhe nxitë stres e ankth. Tani, siç thotë Musk, në vend të kafeve konsumon më shumë ujë.

Komunikimi i keq

Britma nuk është mënyrë e mirë për ta përçuar mesazhin, por Mark Cuban ka pasur probleme me kontrollimin e temperamentit.

Cuban ka pranuar në një intervistë se ka pasur shumë raste kur i kishte bërtitur partnerit të vet.

Por, me kohën e kishte kuptuar se britma më shumë sjell dëme se dobi.

“Britma vetëm e rritë stresin. Kur keni stres, njerëzit afër jush, produktiviteti dhe profibaliteti zvogëlohen”, ka deklaruar ai.