Shitjet e iPhone-ve po ndikohet nga rënia e ekonomisë kineze

Apple ka trazuar investitorët me lajmin se shitjet e saj janë ngadalësuar, duke fajësuar dobësinë ekonomike në Kinë.

Në një njoftim të papritur, prodhuesi i iPhoneve, tha se të ardhurat e kompanisë për tre muajt e fundit, deri më 29 dhjetor, ishin 84 miliardë dollarë.

Reklama e sponzorizuar

Në nëntor, ai kishte parashikuar të paktën 89 miliardë dollarë të ardhura, një parashikim që edhe në atë kohë kishte zhgënjyer investitorët.

Aksionet e Apple humbën më shumë se 7 për qind në bursa pas njoftimit.

Sezoni festiv, zakonisht është tremujori më fitimprurës për Apple. Por, të ardhurat prej 84 miliardë dollarësh shënojnë një rënie prej thuajse 5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, e përfaqësojnë rënien më të dukshme të kompanisë që nga viti 2016.

Në një letër drejtuar investitorëve, drejtori ekzekutiv Tim Cook, tha se problemet me shitjet e kompanisë ishin të lidhura kryesisht me rajonin e Kinës së madhe, që përfshin edhe Hong Kongun dhe Tajvanin, e që garanton zakonisht rreth 20 për qind të të ardhurave të Apple.

“Ndërsa ne kemi trajtuar disa sfida në tregjet kyçe, nuk mundëm të parashikonim magnitudën e rënies ekonomike veçanërisht në Kinën e madhe”, tha Cook.

Sidoqoftë, Cook shtoi se tregjet e zhvilluara kanë njohur po ashtu probleme, pasi më pak konsumatorë nga sa pritej kanë zgjedhur të blejnë telefon të rinj.