Shqipëria e Maqedonia marrin primatin në importet e Kosovës

Statistikat e fundit për muajin dhjetor tregojnë për rënie të theksuar të importit nga vendet e CEFTA-s ku bën pjesë edhe Serbia. Importet nga vendet e CEFTA-së në muajin dhjetor 2018, arritën në 42,3 milion euro, ose 14.0% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 46.8%. Nga kjo më se shumti është demtuar Serbia, pas vendosjes së taksës 100 për qind, ndërsa primatin e importeve të Kosovës e ka marrë Shqipëria dhe Maqedonia. “Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Maqedonia (5.8%), Shqipëria (5.7%) dhe Serbia (1.8 %)”, thuhet në raportin e ASK-së për muajin dhjetor 2018. /Buletini Ekonomik/