Sot hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për taksë 100% ndaj të gjitha mallrave nga Serbia

Sot hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës me zgjerimin e produkteve ndaj të cilave do të aplikohet taksa 100 për qind

Qeveria morri këtë vendim më 28 dhjetor, ndërsa, patën njoftuar se ky vendim hynë në fuqi më 1 janar. Në këtë listë janë shtuar edhe produktet me origjinë ndërkombëtare të cilat vijnë në Kosovë përmes Serbisë.

Reklama e sponzorizuar

Sipas Ministrit të Tregtisë, Endrit Shala, mallrat nuk do të mund të hyjnë pa iu nënshtruar taksës 100 për qind, pavarësisht vendit të origjinës.

Kjo është lista e brendeve ndërkombëtare ndaj të cilave do të aplikohet taksa prej 100 për qind.

Brendet që do t’i nënshtrohen taksës 100 % në bazë të vendimit janë Coca Cola, Ytong-blloka, Rouch-Bravo, Henkel-Persil, Dukat, Tuborg, Gorenje, Meggle, Jaffa, pije jo alkoolike.