Top eksportuesit botëror, Kina ia kalon Amerikës

Kina ka qenë shteti me eksportin më të madh gjatë vitit 2017, sipas një analize nga World Economic Forum. Vendi aziatik kryeson me 2.26 trilionë dollarë në eksporte në vit, por vendi gjithashtu ka një popullsi të konsiderueshme prej gati 1.4 miliardë.

Gjermania, e cila është një eksportues masiv i makinave, dërgon mallra jashtë vendit cdo vit në vlerë 1.45 trillion dollarë pavarësisht se ka vetëm 83 milionë njerëz, përcjell Buletini Ekonomik.

Apo ndryshe ka eksportuar mallra në vlerë 18,000 dollarë për person.

Reklama e sponzorizuar

Shtetet e Bashkuara janë eksportuesi i dytë më i madh në botë në aspektin e vlerës absolute. Megjithatë, nëse krahasimi është për kokë banori, me një vend si Gjermania, është e qartë se SHBA mbështeten më pak në eksportet në përgjithësi. Vendi eksportoi 1.55 trillion dollar në mallra në vitin 2017, apo rreth 4.800 dollarë për person.

Në shqip nga Buletini Ekonomik