“Bora do të shkrihet dikur”, ishte përgjigja që kryeministri Ramush Haradinaj dha para dy ditësh kur u pyet nëse do të hiqet taksa apo do të rrezohet Qeveria.
Përgjigje duke përdorur simbolikën e borës, Haradinaj ka dhënë edhe sot nga Peja, ku në 120 vjetorin e Lidhjes së Pejës bëri homazhe te shtatorja dhe kulla e Haxhi Zekës.
Haradinaj kësaj radhe i pyetur cili është qëndrimi i qeverisë pas presioneve të SHBA-së për heqjen e taksës për mallrat që hynë nga Serbia, ka thënë se bora do të shkrihet në të dyja anët.
“Kam thënë që bora do të shkrihet dikur, ajo do të shkrihet në të dyja anët”, ka thënë Haradinaj.
“Nuk u bë për inati të dikujt, është interes nacional. Ky vit është vit i ekonomisë”, vazhdoi ai.
I pari i ekzekutivit vlerësoi lart kontributin e Hazhi Zekës për të drejtën e Kosovës, e po ashtu kujtoi edhe Isa Boletinin në 103 vjetorin e vrasjes së tij.
Për grevën që po vazhdon në arsim, Haradinaj ka thënë se asnjë orë e humbur nuk do të mbetet pa kompensuar.