Mbi 202 milionë euro janë shpenzuar më shumë sesa të hyrat e vitit 2018. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, të hyrat e përgjithshme në buxhetin e Kosovës kanë qenë 1 miliardë e 757 milionë euro, ndërsa shpenzimet 1 miliardë e 929 milionë euro.
Shpenzimet e përgjithshme janë rritur në tremujorin e fundit krahasuar me tremujorët paraprakë. Gjatë periudhës tetor-dhjetor janë shpenzuar 633 milionë euro, prej të cilave 399 milionë euro janë shpenzime rrjedhëse (paga, mëditje, mallra dhe shërbime..), ndërsa shpenzimet kapitale janë 233 milionë euro. Në këtë periudhë të hyrat kanë qenë 468 milionë euro.
E gjatë periudhës korrik-shtator janë shpenzuar 461 milionë euro, prej të cilave 347 janë shpenzime rrjedhëse, ndërsa 114 milionë euro shpenzime kapitale.