Sipas Agjencisë se Statistikave të Kosovës, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së për muajin janar 2019 arritën në 8,9 milion euro, ose rreth 38.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 40.8%, përcjell Buletini Ekonomik.
“Partneret kryesor per eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (9.3%), Italia (8.5%), Holanda (5.2%), Britani e Madhe (3.9%)”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së.
Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 99,2 milion euro, ose 52,1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 55,5%.
“Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (11.7%), Sllovenia (7.3), Greqia (6.2%), Italia (4.8%), Bullgaria (4.3%) etj”. /Buletini Ekonomik/