Kriza e grevave në sektorët publikë po vazhdon si pasojë e pakënaqësive me Projektligjin për Paga që parashihet të votohet sot në Kuvendin e Kosovës.
Sindikata e Kontrolloreve te Trafikut Ajrore te Kosoves (SINKON) ka reguar lidhur me këtë ligj.
Ata përmes një emaili kanë bërë të ditur se nuk janë marrë seriozisht në kërcënimet e tyre për grevë.
Ata kanë bërë të ditur sot se nëse ligji votohet si i tillë sot, ata do ta bllokojnë punën në aeroport.
“Para votimit të ketij ligji, ne iu bëjmë me dije që nëse ligji votohet si i tillë, pa i marre parasysh kërkesat tona dhe ne dëmtohemi substancialisht atëherë ne do veprojmë konform ligjit për greva dhe do bllokojmë totalisht punën në aeroport”, thuhet në njoftim.