Sindikata e Prokurorisë Speciale të Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur sot një takim, në të cilin është kundërshtuar Draftligji për Pagat.
Në një komunikatë për media, Prokuroria ka vlerësuar se ky ligj është diskriminues për stafin si dhe bie ndesh me parimet e marrëdhënies kontraktueale.
Më poshtë njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Në takimin e mbajtur më datë 01.02.2019 të Sindikatës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës –PSRK, si dhe me manaxhmentin e KPK-se, Ne stafi mbështetës i PSRK, shprehim shqetësimet tona serioze lidhur me Draft Ligjin për Pagat. Referuar Draft Ligjit në fjalë, shihet se trajtimi i stafit mbështetës të Prokurorisë Speciale dhe nuk është i drejtë, është diskriminues dhe bie ndesh me parimet baze te marrëdhënies kontraktuale, parimin e mos-diskriminimit, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe konventat ndërkombëtare në lidhje me të drejtën për pagë të barabartë dhe të dinjitetshme.
Përveç tjerash, trajtimi i stafit të Prokurorisë Speciale me këtë Draft Ligj është denigrues dhe demotivues për funksionim normal të punës andaj nëse koeficienti për PSRK mbetet ashtu siç është në Draft Ligj, do të vihet në pikëpyetje të madhe një funksionimi efektiv dhe normal i kësaj Prokurorie.
Siç mund të shihet nga propozimi i fundit i draft Ligjit për paga, pothuajse të gjithë stafit mbështetës të Prokurorisë Speciale u janë zbritur pagat bazë deri në 50%, si dhe janë larguar të gjitha shtesat aktuale, duke përfshirë shtesën për përkrahje të prokurorisë Speciale për stimulim të luftimit të Korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për më tepër paga e paraparë në projektligjin e ri të propozuar për paga, do të rrezikoj ekzistencën sociale të stafit mbështetës në PSRK.
Prandaj stafi mbështetës i PSRK-së kërkon që pagat e tyre të jenë ekuivalente me pagat e stafit mbështetës të Kuvendit të Kosovës, duke pasur parasysh rëndësinë dhe natyrën e punës në Prokurorinë Speciale, rrezikshmërinë dhe duke u bazuar në faktin se Gjyqësori është ekuivalent me legjislativin dhe ekzekutivin si pushtete të ndara, ashtu siç është përcaktuar ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Të mos zbriten pagat e stafit mbështetës si dhe të përfshihen të gjitha shtesat aktuale në Ligjin e ri të pagave si pagë bazë.
Po ashtu, të tërhiqet ligji në fjalë nga procedimi për votim në Parlamentin e Kosovës, duke rishqyrtuar atë dhe përmirësuar konform kërkesave tona dhe parimeve baze të mos-diskriminimit, pagës së njëjtë për punën e njëjtë, duke u bazuar në rendësin e pozitës dhe vendeve të punës.
Ne besojmë ne qëndrime tuaja korrekte se misioni i drejtësisë është i pa prekshëm dhe as kush nuk ka te drejte te ndërhyje duke cenuar funksionalizimin tone si organ i pavarur. Mbesim me shpresë qe reagimi i jone do te gjej mirëkuptimin tuaj, njehërit do te parandalohet degradimi i sistemit prokurorial përmes ligjit te pagave, ose pozitat tona do te marrin vendin e merituar sipas koeficienteve ekuivalent me pozitat e pushteteve te tjera ne R. Kosovës.
Pa dëshirën tone, ne jemi te detyruar që me vullnetin tone organizativ se në rast kërkesa jonë nuk realizohet, do t`i përdorim mjetet tona sindikale dhe atë “GREVEN” si mjetin me të rendë për realizmin e të drejtave tona duke filluar data 04.02.2019 ditë e Hanë, deri në plotësimin e kërkesave tona të drejta.