Punësimet e fundit në Telekom, mundësi për përfitim nga privatizimi

Pikërisht në kohën kur Qeveria njoftoj nisjen e procedurave për privatizimin e Telekomit, në këtë ndërmarrje u punësuan edhe 100 persona. Përvec pa konkurs këto punësime u bën përkundër faktit se kishte një vendim të Bordit të Telekomit të marrë tre muaj më parë për ndërprerjen e “prurjeve të reja”.

Burime të Buletinit Ekonomit brenda Telekomit thonë se punësimet e fundit kanë të bëjnë direkt me mundësinë e përfitimeve financiare nga privatizimi i ndërmarrjes.

“Minitri Lluka ka paralajmëruar paketa financiare për punëtorët me rastin e privatizimit. Këto punësime po bëhen për të rehatuar militant partiak, të cilët më vonë do të përfitojnë nga privatizimi”, ka thënë ky burim.

Reklama e sponzorizuar

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, paralajmëroi ditë më parë se ndërmarrja deri në fund të vitit do të hyjë në një fazë të ristrukturimit të përgjithshëm. Ai pati thënë se për punëtorët do të bëhet një zgjidhje, duke i përmendur edhe paketat financiare, si mundësi që punëtorët ta lënë vetë punën.

Aktualisht në Telekom punojnë rreth 2500 punëtorë. /Buletini Ekonomik/