Tenderi i pazakontë i Telekomit (Dokument)

Posta dhe Telekomi i Kosovës

Telekomi i Kosovës ka bërë një shkelje të pazakontë në tenderin e shpallur për pastrimin e veturave të kësaj ndërmarrje. Zyrtarët e prokurimit në Telekom në dosjen e tenderit “Shërbim i lavazhit të automjeteve të TK” kërkuan që autolarja që do ta fitoj tenderin të mos jetë më larg se 3 km nga objekti i Telekomit.  

Kjo shkelje ka rënë në sy të ekspertëve të Agjencisë Kundër Korrupsionit të cilët i dërguan një opinion Zyrës së Prokurimit në Telekom, shkruan Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

“Agjencia në bazë të dokumenteve të nxjerra nga platforma E-Prokurimi ka vërejtur se në dosjen e tenderit, tek Aneksi 1 Specifikimet Teknike të detyrueshme ka kërkuar: Lokacioni i OE ku pastrohen automjetet zyrtare të TK SH.A. të mos jetë më larg se 3 km nga objekti kryesor, Dardani, Prishtinë. Kërkesë kjo për të cilën AKK konsideton se nuk është në pajtim me dispozitat e Ligjit në fuqi për prokurimin pubik, më saktësisht me nenin 7”, thuhet në dokumentin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Sipas kësaj agjencie, Telekomi, me këtë rast, ka bërë diskriminimin territorial në kundërshtim me nenin 7 paragrafët 1,2,3 dhe 4 të Ligjit në fuqi për prokurimin publik, ku në paragrafin 1 në mënyrë decidive thuhet se “Autoriteti Kontraktues do ti trajtoj operatorët ekonomik në mënyrë të barabartë”.

Ndryshe ky tender ka vlerë të parashikuar të kontratës prej 4 mijë e 800 euro. /Buletini Ekonomik/