VV: Në Telekom janë punësuar familjarë të deputetëve të AAK-së dhe PDK-së

Zyrtarë të Vetëvendosjes kanë thënë të premten se në Tekomin e Kosovës janë punësuar familjarë të deputetëve nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe të deputetëve të partisë Demokratike të Kosovës.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatban Bonjaku tha se në Telekomin e Kosovës janë duke u bërë punësime partiake.

“Janë tri metoda që qeveria po i përdorë: Degradimi i qëllimshëm teknik, kontratat e dëmshme dhe punësimet partiake që po ja rrisin barrën kësaj ndërmarrje. Për punësimet ne kemi nxjerrë edhe listën e të punësuarve ku kemi gjetur 50 persona që janë anëtarë të personave në pushtet. Në Telekom është mbajtur edhe një konkurs për punësimin e 100 deri në 200 punëtorë”, tha Bonjaku.

Reklama e sponzorizuar