11 mijë qytetarë vënë nënshkrimet në peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se mbi 11 mijë nënshkrime janë mbledhur nga qytetarët për peticionin, i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Këtë të drejtë kushtetuese e kërkuan qytetarët dhe bashkërisht me subjektet politike, u organizuam që kjo të realizohet si reagim qytetar, ndaj ngjarjeve tragjike që ndodhën në komunën tonë, shkruan ai në Facebook.

Reklama e sponzorizuar

Muharremaj ka bërë të ditur se peticioni ka përfunduar dhe nesër së bashku me përfaqësuesit e subjekteve politike, do ta dorëzojnë në Parlamentin e Kosovës. Ai falënderon të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe secilin vullnetar që dha kontributin e tij.            

Ndryshe, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka njoftuar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të shfuqizohet ligji ekzistues për lojërat e fatit, pas dy rasteve të vrasjeve brenda objekteve të lojërave të fatit në Suharekë dhe Lipjan.