Në Kosovë, krahasuar me vendet tjera në rajon, nivelet e të reshurave dhe burimeve të ripërtëritshme të ujit për person janë shumë më të vogla.
Vlerësohet se Kosova ka vetëm 16% të mesatares rajonale të burimeve të ripërtëritshme të ujit për person për vit, ka alarmuar Banka Botërore në raportin e fundit “Pasqyra e Sigurisë së Ujit në Kosovë”, përcjell Buletini Ekonomik.
Sipas BB-së, në 20 vitet e ardhshme pritet që të gjitha luginat e ujërave në Kosovë (Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës dhe Lepenci) të ballafaqohen me zvogëlim të sasisë së ujit në raport me kërkesën. /Buletini Ekonomik/