Edhe Finlandës nuk po i pëlqen vendimi i Qeverisë së Kosovës i marrë më 21 nëntor të vitit të kaluar për vendosjen e takës prej 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia e Bosnja.
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall i tha Ekonomia Online se taksa nuk është vendim i duhur.
Ajo tha se vendi nga ajo vjen, është pro tregut të lirë dhe kështu sugjeron të veprojë edhe Kosova për të mirën e përgjithshme.
“Unë mendoj se është koha që ju të vendosni si kosovarë, është çështje e qeverisë kosovare dhe duhet të vij vendimi nga qeveria se të mbaj apo të mos ta mbaj taksën, unë vij nga Finlanda dhe ne jemi mbështetës të mëdhenj të tregut të lirë, kështu që, për ne tregu i lirë është shumë i rëndësishëm për të qenë si vend i vogël në veri dhe na duhet çdo ditë, kështu nëse ju e shihni në këtë perspektivë sigurisht është më mirë për të ardhmen me Serbinë gjithashtu që ju nuk duhet të kenë çështje të taksës nga dy anët”, tha ajo.
Stjernvall tha se edhe reagimet kundër taksës janë me vend, por prapë insiston se tregu i lirë është i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik të dy vendeve.
“Unë mendoj se ju i keni arsyet e juaja dhe unë e kuptoj se ka pasur shumë negativitet që ka ardhur nga ana e Serbisë kështu që unë mundem me e kuptuar se çfarë ndodhë ndodh sidoqoftë e shoh se në një të ardhme të afërt si vend i vogël që jeni dhe ne jemi tregu i lirë është i rëndësishëm për ne”, shtoi ajo.
Stjernvall tha se çështja e liberalizimit të vizave nuk varet vetëm nga vendi që ajo vije, por nga gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Madje përfaqësuesja e Finlandës thotë se ka ende punë për tu bërë sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.
Ajo thotë se Kosova nuk duhet të jetë e fokusuar vetëm në viza, taksë dhe dialog, por duhet të mendohet se çfarë me të vërtetë kanë nevojë banorët e Kosovës.
“Nuk jemi vetëm ne si Finlandë, nuk është shembull vetëm për Rumaninë që është kryesuese e presidencës së BE-së, përkundrazi ka të bëj me gjitha shtetet anëtare që duhet të vendosin së bashku dhe duhet të punojmë së bashku në çështjen e liberalizimit të vizave ende. Të mos mendohet edhe shumë për liberalizimin e vizave, të mos mendohet shumë për dialog, për taksat por vendosni çfarë dëshironi të bëni në Kosovë, çfarë dëshironi të merrni për kosovarët, si mund qytetarët e Kosovës të bëjnë një jetë të mirë dhe mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme”, shtoi tutje.
Ajo tha se udhëheqësit kosovarë duhet të marrin më seriozisht temat tjera të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.
“Mendoj se është diçka që politika seriozisht duhet të mendoj për këtë gjë, çfarë mund të i bëj kosovarët të lumtur për 5,10, 50 vite, çfarë është ajo që njerëzit nuk po duan të jetojnë në atdheun e tyre dhe të shkojë diku në Evropë sepse jeta e tyre nuk është aq e mirë, si të kemi sistem shëndetësor të mirë, sistem edukimit të mirë. Njerëzit duan të trajtohen mirë, kur të sëmurën që mund të shkojnë në një spital dhe nëse ju filloni të ndërtoni shtetin tuaj dhe më pas çdo gjë do të filloj më pas dhe tani mendoj se është shumë sepse ne duhet të koncentrohemi tani në dialog por ne nuk duam të koncentrohemi në këto çështje”, tha ambasadorja.
Stjernvall tregoi se edhe Finlanda me Rusinë dikur kishin qenë në pozitën e njëjtë siç është tani Kosova me Serbinë.
Ajo tha se Finlanda vendosi të mos luftojë me ta por të bëj paqe duke u fokusua në ndërtimin e shtetit.
“Ne kemi humbur shumë nga Rusia në luftë me të cilën ne nuk jemi të lumtur, por ne nuk vendosëm të luftojmë me Rusinë, ne vendosëm ta lëmë Rusinë në paqe dhe ne u dashtë të fillojmë të ndërtojmë vendin dhe ekonominë tonë, të u kujdesemi për fëmijët tanë dhe në vitin 1939 ne ishim vendi më i varfër në botë dhe tani jemi ndër vendet më të pasur, më të edukuar, të lumtur, më të kompletuar dhe të pastra”, shtoi në fund ajo.