Burrat më së shumti të punësuar në tregti e riparime, gratë në arsim

Anketa e fuqisë punëtore për vitin 2018 ka treguar se për burrat sektori më i madh i punësimit është tregtia dhe riparimet, ndërsa për gratë arsimi.

Kategoria “Tregti me shumicë dhe pakicë, riparime automjetesh dhe motoçikletash”, sipas anketës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës, i ka rreth 45 mijë 800 të punësuar. Ndërkaq, rreth 16 mijë e 100 gra janë të punësuara në arsim.

Sektoret e tjera ku gratë janë të punësuara më shumë janë tregtia dhe riparimet (13 mijë e 900) dhe “aktivitetet e shëndetit njerëzor dhe punës sociale” (10 mijë e 800).
Burrat, përveç tregtisë e riparimeve, sipas anketës, janë të punësuar më shumë në ndërtimtari (41 mijë e 600) dhe prodhim (33 mijë e 400).

Ndërkohë, duke i përfshirë dy gjini, anketa i nxjerr si sektorë më të mëdhenj të punësimit tregtinë e riparimet (mbi 59 mijë), ndërtimtarinë (mbi 42 mijë) dhe prodhimin (me mbi 33 mijë punëtorë).