Çeku shpenzoi 12 mijë euro me kredit-kartelë brenda 2018-s

Nga një mijë e një euro të buxhetit të shtetit janë harxhuar në secilin muaj të 2018-s, nëpërmjet kredit-kartelës që në shfrytëzim e ka ish-kryeministri Agim Çeku, tash zëvendësministër i Mbrojtjes.

Shpenzimet nga kjo kategori që ai ka bërë për një vit, mbërrijnë shumën 12.014,81 euro.

E dhëna është prezantuar nga Ministria e Mbrojtjes, e cila i ka krijuar “Kohës Ditore” qasje në shpenzimet e ministrit Rrustem Berisha, të anëtarëve të kabinetit të tij, e edhe të zëvendësministrave.

Reklama e sponzorizuar

Janë vetëm tre zyrtarë të Ministrisë, të cilët kanë qenë të pajisur me kredit-kartelë, nga e cila kanë mundur të bëjnë shpenzime me para të buxhetit. Krahas ministrit Berisha, janë edhe zëvendësministrat Agim Çeku e Burim Ramadani. Shpenzimet që Çeku i ka bërë janë më të mëdha, sesa shuma e përbashkët e dy zyrtarëve të tjerë të Ministrisë: ministri Berisha gjatë një viti i kishte shpenzuar 4.918,36 euro, kurse zëvendësministri Ramadani 5.905,79 euro.

Çeku ka arsyetuar shpenzimet, gjatë një arsyetimi që e ka dhënë nëpërmjet telefonit.