Eduard Brahimaj që është punësuar që rreth një vit me parë në Ministrinë e Infrastrukturës e udhëhequr nga Pal Lekaj i AAK-së ka thënë se punësimi i tij në këtë ministri nuk ka ardhur si pasojë e raporteve familjare me kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Në një përgjigje me shkrim ditën që ka dalë artikulli në “Kohë Ditore” se daja i Haradinajt ka filluar punën në këtë ministri si ekzaminer, Brahimaj ka thënë se i plotëson kushtet për vendin e punës që e ka.
“Sa i përket punësimit,po jam duke punuar,por nuk jam punësuar tani,por me shumë se një vit me parë! Kam qenë ne procedurë nga viti 2017 e jo tani në këtë kohë që ju po aludoni”, ka thënë Brahimaj në një përgjigje me shkrim për gazetën.
Sipas tij ai ka ndjekur trajnime për pozitën që mbanë.
“Sa i përket procesit të punësimit,kam konkurruar në bazë të konkursit publik të hapur nga MIT,ku kam ndjekur trajnime e procedura për licencim sikurse i kanë ndjekur dhe i janë nënshtruar të gjithë ata që janë të punësuar në këtë pozitë”, ka thënë ai.
Për nipin e tij, kryeministrin Ramush Haradinaj ka thënë që nuk beson që e di se daja i është punësuar në ministrinë e udhëhequr nga nënkryetari I AAK-së, ministri Pal Lekaj.
“Sa i përket Haradinaj ai nuk ka pas si të ndikoj dhe besoj që as që është i informuar se a punoj apo jo”, ka thënë ai.