Deputetët kërkojnë rezolutë për ndalimin e kazonive

Kuvendi i Kosovës

Ka filluar seanca e Kuvendit kushtuar kazinove në të cilat ditëve të fundit ndodhën dy vrasje.

Në seancë, pas një kohe të gjatë, po merr pjesë edhe Lista Serbe, raporton KTV.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti si propozues i seancës së jashtëzakonshme për lojërat e fatit ka thënë se vrasja tragjike e dy të rinjve në kazino ka shokuar

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij askush nuk pasurohet nga qytetarët përveç pronarëve me lojërat e fatit.

“Këto nuk janë lojëra të fatit, por të zhvatjes. Ai ka dhënë disa statistika të doganës që tregojnë se nuk është duke u respektuar ligji ”. ka thënë Hoti

Në vazhdim Hoti, në emër të deputetëve nënshkrues të kërkesës për këtë seancë, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës, të miratojë këtë rezolutë:

1. Qeveria menjëherë të pezullojë aktivitetin e të gjitha llojeve të kazinove dhe lojërave të fatit deri në plotësim-ndryshimin e ligjit përkatës dhe

2. Kuvendi të mandatojë Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa që të nisë procedurat për nxjerrjen e ligjit të ri që i ndalon të gjitha llojet e kazinove dhe lojërave të fatit për një periudhë dhjetë vjeçare.

Hoti në fund ka kërkuar që, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e situatës pas vrasjes së dy të rinjve, të mos ketë debat parlamentar për këtë rezolutë.

Glauk Konjufca, deputet i VV-së, ka thënë se disa prej këtyre kazinove shërbejnë për shpëlarje të parave. Ka qindra kazino që punojnë pa licencë. Qeveria ose e di ose nuk di ama nëse e di është edhe më keq se po mbyll sytë e ato funksionojnë. Ka kazino që janë afër shkollave, institucioneve fetare, qytet ndërsa ligji e thotë qartë se ku duhet të jenë ato.

“Duhet një hetim i gjithanshëm nga ana e policisë dhe shkuarje edhe në gjykata. Qysh kanë arritur që kazinotë të marrë licencë për të funksionuar afër këtyre institucioneve. Duhet të hetohet . Këtu nuk ka vullnet për hetim. Prej nga vjen frika e gjyqësorit nuk e di. Një prokuror nuk guxon t’i hetojë sepse këto kazino janë të forta”, thënë Konjufca .

Ahmet Isufi, deputet i AAK-së ka kërkuar ndalimin e këtyre lojërave të fatit dhe pezullimin e kazinove për 10 vjet.