Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Telekomin, mungojnë deputetët e pushtetit

Ka dështuar mbajtja e takimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Telekomin, pasi aty nuk u paraqitën shumica e deputetëve të pushtetit.

Vetëm 5 pesë deputetë ishin të pranishëm dhe në mungese kuorumit, takimi është shtyrë për të hënën në ora 10.

Shkumbin Demaliaj dhe Bekim Haxhiu nuk u paraqiten fare në takim dhe as që kishin njoftuar se do të mungonin, derisa Fikrim Damka dhe Milaim Zeka kanë qenë në udhëtim zyrtar, raporton KTV.

Reklama e sponzorizuar

Sidoqoftë, kryetari i Komisionit, Visar Ymeri, ka theksuar se megjithatë, ende nuk e kanë definuar punën e tyre si komision, por ka shtuar se atë që do të mundohen ta bëjnë, është fokusimi në dy shtylla kryesor të hetimit: Kontrata të dëmshme të lidhura me palët e treta, dhe instalimi i nepotizmit në këtë ndërmarrje.

Pas këtij hapi, Ymeri ka thënë se mund të shqyrtohet edhe mundësia e shkarkimit të Bordit të Telekomit.