Marrëdhëniet bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës janë dëmtuar. Kështu ka thënë diplomati amerikan, Philip Reeker, në një konferencë qe po mbahet në Shkup, raporton Koha Ditore.
Sipas Reeker, i cili është raportuar se do të emërohet së shpejti në pozitën e asistentit të sekretarit të Shtetit për Ballkan, situata e krijuar është pasojë e taksës së vendosur.
Reeker ka folur para një audience të gjerë, në hapjen e konferencës “Ballkani 360”, e cila po mbahet në Shkup në organizim të Qendrës Marshall.
Reeker ka thënë edhe se SHBA nuk ka dyshime ne pavarësinë e Kosovës, porse është me rëndësi pjesëmarrja ne dialog. Kosovën askush nuk e detyron të nënshkruajë një marrëveshje qe nuk i pëlqen, ka shtuar ai në fjalën para të pranishmëve, por ajo do dëmtohet nëse nuk hyn ne bisedime.